Në aksionin e Prokurorisë Themelore të Pejë në bashkëpunim me Krimet e Ekonomike të Kosovës të asistuara nga Dogana e Kosovës është gjetur një sasi arit të fshehur pa dokumentacion.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë treguar se i njëjti dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Sasia është gjetur me ndihmën e pajisjeve speciale për kontroll të Doganës.
Aksionin e ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit, Arlinda Gacaferri.
Gacaferri ka thënë se aksioni po zhvillohet në kuadër të hetimeve për veprat penale “kontrabandim i mallrave” dhe “mashtrim i konsumatorëve”.
“Aksioni po zhvillohet në dy lokacione, përkatësisht për dy argjendari dhe për objektet përcjellëse të dyqaneve përkatëse, në drejtim të veprave penale kontrabandim i mallrave dhe mashtrim i blerësve”, tha Gacaferri.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...