Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, do t’i vie radha diskutimeve të kryeministrit Albin Kurti me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es të re.
Murati i pyetur në një konferencë për media të mbajtur bashkë me BQK-në e FMN-në, tha se Kurti është i gatshëm të kërkojë zgjidhjen bashkë me partitë e tjera.
“Sa i përket çështjes së presidentit, kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme e potencoi që pasi të mbyllën tre hapat emergjent, pra njëri nga ta pikërisht miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat skadence, ai është i gatshëm të ulet me subjektet e tjera politike në Kuvend dhe të diskutoj se si të gjendet zgjidhje për të ecur tutje”, ka thënë Murati.
Pas çështjes së formimit të legjislaturës së dhjetë, miratimit të djeshëm të tre pikave të rendit të ditës dhe seancës që pritet të mbahet sot në Kuvend për votimin e buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare, hapi tjetër që pritet në skenën politike vendore është edhe dakordanca e partive politike për emrin e presidentit/es.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u zgjodh në Kuvend si presidente më 4 prill 2021. Ajo mori 71 vota në raundin e tretë të votimit./rtk
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...