Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në Grupin B3 bashkë me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Foda duke folur për faqen zyrtare të FFK-së, ka thënë se Austria është favorite, por sipas tij, objektivi i Kosovës është pozita e dytë në grup.
“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për të arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë, të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda.
Ai ka folur edhe për përballjen me ish-skuadrën e tij, Austria.
“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luajë tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende të muaji mars”, ka theksuar Foda.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve janë planifikuar të zhvillohen nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit do të luhet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...