Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas shortit të hedhur sot (e enjte) në Bruksel.
‘Dardanët’ do të përballen me rivalët e tyre në kuadër të Ligës B, në një edicion që pritet të jetë tejet sfidues dhe vendimtar për të ardhmen e përfaqësueses në këtë garë.
Kosova ndodhet në Grupin B3 bashkë me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve janë planifikuar të zhvillohen nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit do të luhet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.
Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë promovimin në Ligën A për sezonin pasardhës, duke bërë hapin e madh drejt elitës së Evrope. Në anën tjetër, kombëtarja që e mbyll grupin në vendin e fundit do të bie në Ligën C.
Përveç kësaj, vendet e dyta dhe të treta nga secili grup do të kenë një tjetër mundësi përmes play-off-it të ngjitjes ose rënies nga kategoria. Këto përballje do të luhen në dy ndeshje, vajtje-ardhje.
Vendet e dyta nga Liga B do të përballen me vendet e treta nga Liga A për një vend në elitë, ndërsa vendet e treta nga Liga B do të luftojnë për mbijetesë kundër vendeve të dyta nga Liga C.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...