Në Bruksel është hedhur shorti i edicionit të ri të UEFA Nations League.
Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Grupin C1 dhe do të përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve do të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është programuar në datat 27-29 shtator.
Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor.
Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...