Pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash e tutje do të vazhdojë funksionin si dy dikastere të veçanta, njëra Ministria e Financave dhe tjetra Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, ministri, Hekuran Murati i ka dorëzuar detyrën për dikasteret që deri dje i kishte në mandat, ministrit të ri, Andin Hoti.
“Sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrave përkatëse, ku Ministri i Financave, Hekuran Murati, i uroi suksese Ministrit Andin Hoti në udhëheqjen e Ministrisë së re dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë përgjatë fazës transitore”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë takimit, ministri Murati e ka njoftuar ministrin Hoti me punën e deritanishme si dhe me sfidat që presin adresim në të ardhmen.
“Nga ana e tij, Ministri Hoti falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin dhe e njoftoi me planet dhe prioritetet e tij për zhvillimin e sektorëve për të cilat tashmë është përgjegjës. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit