Besnik Tahiri nga Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas takimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo parti do të votojë pro rezolutës për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Tema më e rëndësishme është rezoluta që Kuvendi i Kosovës do ta miratojë në orën 19:00 sa i përket çlirimtarëve tonë që gjinden padrejtësisht në Hagë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një dakordim për tekstin e kësaj rezolute”, ka thënë Tahiri në deklarimin për media.
Më tej ai ka njoftuar se tema e parë që do të diskutohet në seancën e sontme do të jetë ndarja e komisioneve.
“Rritja e numrit të ministrive ka reflektuar edhe në rritjen e komisioneve që do ta bëjnë mbikëqyrjen. Tema e dytë është me ndarjen buxhetore”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se sot s’do të bohet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...