Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Qeverinë e re të Kosovës pas formimit të saj, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar.
Hargreaves ka theksuar se një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të përparojë në çështjet që kanë rëndësi për qytetarët e saj.
Ai ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme ta mbështesë Kosovën në avancimin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe në punën në interes të të gjitha komuniteteve.
Po ashtu, ambasadori britanik theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkushtimit të Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe nxitjes së stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...