Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.
“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit”, ka thënë Kupina.
Presidentja Osmani vazhdon të përqendrohet në çështjet e brendshme dhe zhvillimet prioritare për Republikën e Kosovës.
Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit.
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër