Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”, duke uruar kryeministrin Albin Kurti.
“Pas më shumë se një viti bllokade politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurtit. Ajo që ka rëndësi tani është që të veprohet me shpejtësi në zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra milionë euro dhe për të shënuar përparim në rrugën drejt BE-së” ka shkruar ajo në X.
Sipas saj, ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, tha ajo.
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...