Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë. Seanca, e paraparë fillimisht të mbahej në ora 12:00, është shtyrë për në ora 17:00 për shkak të seancës në Hagë, ku mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të paraqesë deklaratën përfundimtare.
Në rend dite, fillimisht do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i deputetëve të rinj. Më pas do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Siç është bërë e ditur, është arritur dakordim që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.
Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP). Për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nevojiten 61 vota nga gjithsej 120 deputetë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është paralajmëruar se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Nënkryetari i kësaj partie, njëherësh ish-kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pret që përveç konstituimit të Kuvendit, gjatë së mërkurës të formohet edhe Qeveria.
“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Deri tash vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese siç ishte rasti për shembull në vitin 2014 kur tha që ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës”, ka theksuar ai.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...