Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.
Bëhet e ditur se personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.
“Me datë 10.02.2026, në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore”, njofton PK.
Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjeter të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.
“Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar. Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, njofton policia.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...