Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot në Kosovë ka qëndruar një delegacion i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i dërguar personalisht nga presidenti i Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Sipas presidentes Osmani, vizita vjen pas takimit që ajo zhvilloi javën e kaluar me presidentin Al Nahyan në Abu Dhabi dhe kishte për qëllim vazhdimin e mbështetjes për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
“Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve. Mëpastaj vizituam Mitrovicën ku u pritëm nga Kryetari Faton Peci dhe diskutuam edhe idenë e një projekti të ri transformues në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani i ka shprehur mirënjohje të thellë për presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe për Sheikha Fatima Bint Mubarak, për mbështetjen, besimin dhe miqësinë e sinqertë ndaj Kosovës.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...