Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë mortajash, po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).
FSK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ushtrimi fushor “Dynamic Front” është një ushtrim shumëkombësh që synon testimin e ndërveprueshmërisë së ushtrive të NATO-s dhe forcave partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirect dhe se këtë vit, ushtrimi po zhvillohet paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.
“FSK ka zbarkuar në Gjermani, në zonën stërvitore Grafenwöhr Training Area, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjete, armatim dhe municion.Kontingjenti i FSK-së ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët përbërës të Vijës së Zjarrit, Qendrës së Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesve të Përparëm, si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane”, thuhet në njoftim .
Gjatë ushtrimit “Dynamic Front 26”, FSK njofton se ka demonstruar përvojën dhe kapacitetet e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime të nxjerra dhe praktika më të mira me forcat partnere.“FSK çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...