Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Agjencia për Media dhe Informim ka bërë me dije se ky sistem i përbashkët elektronik mes dy vendeve, përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.
Sistemi i përbashkët elektronik është një sistem për menaxhimin e rasteve të emigrantëve që kanë lëvizur në mënyrë të paligjshme; platform digjitale; shkëmbim I strukturuar I të dhënave mes autoriteteve; përpunim i rasteve në kohë reale.
Procedura më të shpejta, ulja e barrës administrative, koordinimi më i mirë institucional; transparencë më e lartë dhe procese të standartizuara, janë disa prej përfitimeve kryesore nga ky sistem i përbashkët elektronik mes Shqipërisë dhe Belgjikës/rtsh
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara