Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se të mërkurën, përveç konstituimit të Kuvendit, pritet edhe formimi i Qeverisë.
“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për 11 shkurt, në orën 12:00.
Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare, duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...