Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve janë duke zhvilluar një grevë dyorëshe për të reaguar kundër veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.
Kjo erdhi pas një incidenti në këtë shkollë gjatë ditës së hënë, ku një mësimdhënës u incizua duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, megjithatë, sipas psikologut të “Pavarësisë”, ishin rreth 10 nxënës që kishin rrethuar arsimtarin dhe e kishin sharë e ofenduar, transmeton Klankosova.tv.
Kolegët e këtij mësimdhënësi, para mediave dhanë mesazhin e tyre, dhe kërkuan masa konkrete për mbrojtjen ndaj tyre dhe garantim të rendit në institucionet arsimore.
“Kërkojmë masa konkrete, të qarta dhe të zbatueshme për mbrojtjen e mësimdhënësve dhe garantimin e rendit në institucionet arsimore. Mesazhi ynë është i qartë, jemi kundër dhunës, jemi për rend, disiplinë dhe respekt në shkollë”, tha njëri nga kolegët e mësimdhënësit që u ndalua për 48-orë për dhunë ndaj një nxënësi.
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...