Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot lidhur me paraqitjen e aktakuzës nga Prokuroria në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës.
Berisha u shpreh se Prokuroria Speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuza të rënda dhe kërkoi dënime me vite të gjata burgimi për drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se, ndonëse është i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe për këdo që e ka kryer atë, pas ndjekjes së procesit shumëvjeçar të gjykimit, para opinionit publik nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument që të provojë krime konkrete të kryera nga të akuzuarit.
Berisha e cilësoi aktakuzën si një ripërsëritje të shpifjeve të propagandës së ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të ish-prokurorit serb Vladimir Vukçeviç, duke iu referuar akuzave për trafik organesh, përfshirë edhe pretendime për veprime të tilla në territorin e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, kreu i PD i bëri thirrje Gjykatës që vendimet e saj të mos ndikohen nga akuza që ai i cilësoi si propagandistike dhe të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, duke kërkuar që, në emër të ligjit, të konfirmohet pafajësia e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...