Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big Brother

17:25 | 9 Shkurt 2026
E.G

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë e famshme.

Ai u bë një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, por për vetëm pak ditë, ndonëse banorët e tjerë nuk janë në dijeni.

I njëjti krijoi një atmosferë krejtësisht tjetër me batutat e situatat që zhvilloi këto ditë.

 Foto: TikTok

Megjithatë, për kaq pak kohë atij i erdhi një dron, duke i treguar se nuk ka një të dytë si ai.

“Mirëmëngjes i zoti i shtëpisë”, thuhej në dronin për Luizin.

 Foto: TikTok

Krahas kësaj, artisti shkodran i ka dhënë këshilla banorëve e gjithashtu i ka ngacmuar në disa gjëra.

Sido që të jetë, hyrja e tij rrëmbeu vëmendje të madhe dhe një nostalgji për kohën kur ishte brenda. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale