Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin me nga 45 vjet burg për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një reagim përmes faqes së BIK-ut në Facebook, Tërnava ka vlerësuar se kjo kërkesë është e pabazuar dhe e padrejtë, duke e cilësuar atë si një fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë dhe sakrificës së tyre.
“Kërkesa e prokurores së Dhomave të Specializuara në Hagë, për dënim me burg prej 45-vjetësh për secilin nga udhëheqësit e UÇK-së, njëkohësisht edhe udhëheqës të shtetit të Kosovës në këtë proces, përveçse është e pabazuar dhe e padrejtë, përbën edhe një fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë. Një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme, sulm ndaj heronjve që dhanë jetën për liri dhe përpjekje e hapur për njollosjen dhe degradimin e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare”, ka shkruar Tërnava, raporton Klankosova.tv
Sipas Myftiut, një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe përpjekje për njollosjen e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.
“Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht. Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri”, shkroi Tërnava.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...