Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largimit

19:35 | 5 Shkurt 2026
D.H

Sigal Prishtina ka njoftuar se zyrtarisht se trajneri grek Michail Kakiouzis nuk do të jetë më shef i shtabit teknik të bardhekaltërve.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit nga kryeqyteti në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Sipas këtij njoftimi, greku nga Prishtina është larguar për arsye familjare.

“Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin.”

“Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.”

“I urojmë shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Prishtina dje mori një goditje tjetër ku u mposht në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës nga Bashkimi me 16 pikë diferencë, duke lënë pak gjasa për ndeshjen e kthimit të arrij një përmbysje./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale