Të shtunën, në orët e pasdites, në Vranjevc të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku tre vetë kanë pësuar lëndime, por jo nga të shtënat.
Nga Policia kanë thënë se ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai tha se bazuar në të dhënat fillestare, nga ky rast janë të lënduar 3 persona, por jo nga arma e zjarrit.
Pllana tha se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...