Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke theksuar se vendimi për të ardhmen e tij politike tani i takon delegatëve.
Ai ka theksuar se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik të LDK-së.
“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar Abdixhiku.
“Nuk e bëj këtë për të krijuar krizë, por për ta sqaruar drejtimin që na duhet përpara. Nuk e bëj këtë për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Andaj ju pyes se çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar të kësaj partie dhe me të ardhmen e LDK-së. Çfarëdo vendimi që do ta merrni, do ta respektoj me dinjitet dhe me plot besim”, tha kreu i deritanishëm i LDK-së pas një fjalimi të gjatë.
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...