Para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Punës së LDK-së, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se sot do të merret vendim i lirë nga delegatët.
Ai u uroi mirëseardhje gazetarëve, duke thënë: “Mirë se vini në demokraci”.
“Mirë se vini ne demokraci, do të doja këtë ditë ta shënojmë më maturi, le të jetë ky një standard i mirë, i mbarë jo vetëm për LDK-në por për të gjitha partitë e tjera. I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim më të unifikuar për të ardhmen që na pret. Me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik”.
“Nga ky debat, do të dalim më të unifikuar, më të fortë, ka debat, ka disktuime, flasim për LDK, për të ardhmene e Kosovës dhe me shumicë votash e përvcaktojmë fatin tonë politik”.
“Është Kuvendi, organi më i lartë, ka të drejtë të vendos çdo gjë, do të kem një fjalim, dhe më pas Kuvendi vendos. Unë kam bërë gjënë më fisnike, dhe ia kam lënë anëtarësisë të marrë vendim pa asnjë presion politik”, tha Abdixhiku.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...