Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies heroike të heronjve Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha.
Osmani ka theksuar se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e Kosovës.
“31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që na ishte mohuar me shekuj. Natyrisht që kjo sakrificë e tyre ka dhënë themelet e forta të Republikës së Kosovës, themelet në të cilat edhe sot qëndron shteti ynë sovran, i pavarur, i cili u ndërtua me gjak, i cili u ndërtua me mund dhe me shumë sakrifica, ndër sakrificat më të rëndësishme që vërtet i dhanë peshë lirisë sonë dhe i japin dritë rrugës sonë përpara ishte edhe sakrifica e Zahir Pajazitit me shokë të cilët i kujtojmë sot“, tha ajo.
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...