Dy persona janë arrestuar dhe mbi 6 kilogramë marihuanë e 3 kilogramë heroinë janë sekuestruar pas një operacioni policor të koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Ferizaj, në bashkëpunim me AKI-në dhe me mbështetjen e njësive të trafikut-autostradës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradën segmenti Doganaj-Kaçanik, ku policia ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me të po kryhej trafikim i lëndëve narkotike.
Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale 6.4 kg, 6 paketime me substancë, dyshohet të jetë heroinë, me peshë totale 3.2 kg, dy telefona mobil, një veturë.
Vlerësohet se çmimi i tregut i kësaj sasie të lëndëve narkotike arrin rreth 80 mijë euro.
Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë