Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka prezantuar rezultatet përfundimtare të partive që kanë arritur të hyjnë në Kuvend.
Sipas rezultateve, Vetëvendosje renditet e para me 51.10% të votave, duke fituar 57 ulëse në Kuvend.
PDK renditet e dyta me 20.19% të votave, duke siguruar 22 ulëse.
LDK renditet e treta me 13.24% të votave, duke fituar 15 ulëse.
AAK, nga partitë shqiptare, renditet e katërta me 5.50% të votave, duke marrë 6 ulëse.
Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave, ose 42,759 vota, duke fituar 9 ulëse.
Këto rezultate përbëjnë bazën për formimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë