Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka mirëpritur heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të vendeve të rajonit, duke e cilësuar këtë veprim si hap pozitiv drejt normalizimit të qarkullimit të mallrave dhe funksionimit të zinxhirëve të furnizimit për bizneset kosovare.
Sipas DHTIK-ut, këto bllokada kishin shkaktuar vonesa të konsiderueshme në import dhe eksport, rritje të kostove operative për kompanitë, si dhe pasiguri për sektorë të tërë ekonomikë në vend.
Shumë biznese thuhet se janë detyruar të shtyjnë eksportet drejtë vendeve të ndryshme evropiane, derisa zgjatja e kësaj bllokade do të shkaktonte edhe mungesë produktesh dhe rritje çmimesh në Kosovë.
Me këtë rast, DHTIK thekson se është e domosdoshme që institucionet e Kosovës bashkë me ato të rajonit dhe BE-ja, të angazhohen për zgjidhje afatgjata, të cilat do të ndikonin në parandalimin e përsëritjes së situatave të ngjashme në të ardhmen.
“Dhoma do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë”, thuhet në fund të reagimit./Arbresh.info
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...