Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj të martën ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Gjatë kësaj vizite, ambasadori ia dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të këtij spitali, Osmani Hajdarit, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës në prani të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia – si shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për të gjithë stafin spitalor.
“Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë”, ka shkruar Malaj në Facebook.
Ai tha se vizita në këtë spital ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij, dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të përbashkëta që forcojnë lidhjen tonë organike.
“Mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një shembull i vërtet i humanizmit dhe përkushtimit profesional”, përfundoi ambasadori Malaj.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...