Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, kanë vendosur kurora me lule pranë pllakës përkujtimore që shënon vendndodhjen e sinagogës së fundit në Kosovë, e cila dikur ishte pjesë e Çarshisë së Vjetër të Prishtinës.
Ceremonia u mbajt në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet çnjerëzore në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kurti theksoi se krimet mizore të kryera nga regjimi nazist i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes të cilit sot emërtohen aktet e vrasjeve dhe shkatërrimeve të qëllimshme ndaj komuniteteve etnike, kombëtare, fetare apo racore.
Postimi i plotë:
Pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha vumë kurorë me lule në përkujtim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, që u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes së cilit ne sot i emërtojmë aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor.
Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, populli jonë ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i tyre. Andaj edhe sot, si në çdo përvjetor, i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten!/Arbresh.info
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve