Një valë e fortë të nxehti me temperatura rekord të larta në Australinë juglindore ka shkaktuar zjarre në shkurre, ka detyruar qindra banorë në zonat rurale të largohen nga shtëpitë e tyre dhe Melburni regjistroi ditën e tij më të nxehtë në pothuajse 17 vjet.
Temperaturat në disa pjesë të Melburnit, kryeqytetit të shtetit të dytë më të populluar të Australisë, Viktorias, tejkaluan 45 gradë Celsius .
Qytetet në rajonin e Malit, në pjesën veriperëndimore të shtetit të Viktorias, regjistruan temperatura që arritën në 48.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin në atë shtet, sipas të dhënave paraprake nga Byroja Australiane e Meteorologjisë.
Vala e të nxehtit, më intensivja që nga “E shtuna e zezë” në vitin 2009, kur zjarret në shkurre vranë 173 persona në Victoria, e ka rritur nivelin e rrezikut nga zjarri në disa pjesë të shtetit në ekstrem.
Shumë komunitete ende po rimëkëmben nga zjarret e përhapura në shkurre në fillim të këtij muaji, të shkaktuara gjithashtu nga një valë e fortë nxehtësie.
Chris Hardman, kreu i Shërbimit të Menaxhimit të Zjarrave në Shkurre të Victorias, tha se gjashtë zjarre të mëdha ishin duke u djegur, tre prej të cilave jashtë kontrollit.
Ai tha se një zjarr që po përhapet me shpejtësi në rajonin Otways është ai që është më shqetësues për zjarrfikësit, pasi ka djegur rreth 100,000 metra katrorë dhe ka shkatërruar të paktën tre prona.
Hardman paralajmëroi gjatë një konference për shtyp se erërat e forta deri në 70 km/orë që priten për mbrëmjen mund ta përhapin më tej zjarrin, duke kërcënuar shtëpitë.
Shërbimet e emergjencës kanë trokitur në dyert e rreth 1,100 shtëpive dhe kanë dërguar mesazhe me tekst në rreth 10,000 telefona duke i nxitur banorët të largohen nga zona, tha ai.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...