Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje dhe ankthi, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci, i lindur më 1957, i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë gjatë luftës në Kosovë.
Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas vrarë, dhe trupi i tij ishte zhdukur. Pas gati 27 vitesh pasigurie, mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar 2026.
Familja Koci ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës, duke dhënë përveç Rasim Mehmet Kocit edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.
Homazhet për Rasim Mehmet Kocin do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat.
Familja Koci fton qytetarët, institucionet dhe mediat që të marrin pjesë në nderimin e jetës, sakrificës dhe kujtimit të martirëve të saj./Arbresh.info
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...