Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL, pasi është identifikuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin.
Sipas AUV-it, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është pranuar njoftimi me numër 2026.0598, i cili ka rezultuar me kërkesë për tërheqje urgjente të produktit nga tregu.
Produkt i prekur është APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gramë, i prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), ndërsa importues në Kosovë është kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.
AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për largimin e produktit nga tregu. Po ashtu, u bëhet thirrje konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.
Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...