Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën e Zveçanit.
Sipas njoftimit, më 25.01.2026 rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë dalë në vendngjarje pas pranimit të informatave nga qytetarët se në një lokacion të caktuar mund të gjendeshin armë dhe municion, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 9 granata dore, 538 fishekë si dhe 3 karikatorë për armë automatike. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë trajtimin e sigurt të mjeteve shpërthyese.
Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media