Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit dhe disa fshatra janë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë privatë.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), si dhe fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.
“KRU ‘Prishtina’ njofton se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Kompania bëri me dije se furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet vetëm pas sanimit të plotë të dëmit nga vetë kontraktorët përgjegjës.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë