109 persona janë ndaluar dje në Prizren nën dyshimin për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.
Seanca ndaj të dyshuarve pritet të mbahet sot në orën 14:00.
Lajmin e ka konfirmuar për avokati i njërit prej të dyshuarve, Blend Gjini.
Sipas autoriteteve, të ndaluarit po hetohen kryesisht për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa ndaj një personi po zhvillohen hetime edhe për veprën penale “Kanosje”. Veprat e dyshuara raportohet të jenë kryer në periudhën nga 29 dhjetori 2025 deri më 2 janar 2026.
Aksioni policor është realizuar më 23 janar 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive të tjera policore dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Gjatë aksionit u arrestuan dhe ndaluan 109 persona, komisionerë e individë tjerë, që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor të kandidatëve për deputetë në këtë komunë.
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...