Disa media ndërkombëtare, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina i tha Radios Evropa e Lirë më 21 janar se një pagesë e tillë nuk është kërkuar.
“Pra nuk është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh. E shihni edhe vet në ftesë”, tha ai.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trumpit.
Ftesa të tilla kanë pranuar edhe udhëheqës të Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Kanadasë, Argjentinës, Paraguajit, Azerbajxhanit dhe shteteve të tjera.
Trump ka ftuar po ashtu edhe Kinën dhe Rusinë. Por, jo të gjithë që kanë pranuar ftesën nga Trumpi janë zotuar për të qenë pjesë e Bordit. Ftesa për pjesëmarrje është refuzuar nga Franca dhe Suedia. /REL/
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon