Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla Schwarz, kryetaren e Alternativës dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila, si dhe anëtarë të kabinetit qeverisës, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Guxo dhe Alternativës, bënë homazhe te varri i Presidentit historik.
Me këtë rast u vendosën kurora dhe lule të freskëta në nderim të jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.
Kryetari Basha theksoi se Presidenti Rugova ka pasur merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri, pavarësi dhe shtetformim, duke udhëhequr popullin e Kosovës në rrethana jashtëzakonisht të vështira, nën dhunë dhe terror shtetëror.
Ai vuri në pah rolin e Rugovës në krijimin e sistemit paralel arsimor, duke theksuar se arsimi ishte shtylla kryesore e rezistencës dhe shpresa për një Kosovë të lirë e të pavarur.
“Një meritë tjetër e Presidentit Rugova është ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare, duke pasur parasysh se asokohe pak kush dinte se ku ishte Kosova dhe me çfarë problemesh ballafaqohej populli ynë. Ai arriti të depërtojë në qendrat kryesore botërore, duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli Presidenti Rugova ka po ashtu merita në procese të rëndësishme, si ai i Rambujesë, si dhe në themelimin e institucioneve të pasluftës. Prandaj, ai mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne politike të vendit tonë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot”, shkroi ai./Arbresh.info
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...