Teksa këtë të hënë, 19 janar, Kuvendi i Shqipërisë nis punën, presidenti Bajram Begaj kërkoi nga deputetët dialog dhe bashkëpunim për reformat që prekin drejtpërdrejt shtetin e së drejtës, mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Presidenti theksoi nevojën për unitet dhe bashkëpunim në realizimin e reformave që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të forcojnë besimin ndaj institucioneve.
“Kuvendi nis sot një sesion të rëndësishëm pune, me reforma që prekin drejtpërdrejt shtetin e së drejtës, mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Më pak konflikt, më shumë përgjegjësi, dialog dhe rezultate konkrete, kjo është pritshmëria e qytetarëve. Koha dhe energjia duhet t’i shërbejnë vetëm interesit kombëtar dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, shkruan Begaj.
Pas një pauze disa javore, deputetët rikthehen në Kuvend për seancën e parë plenare duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar.
Punimet e Kuvendit do të nisin që në orët e paradites ku në fokus të diskutimeve do të jetë programimi i punës parlamentare për javët në vijim. Ky sesion parlamentar pritet të ketë një intensitet të lartë pune për shkaka të numrit të lartë të projektligjeve që pritet të kalojnë lidhur me anëtarësimin në BE.
/rtsh.al
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...