Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku B2 është ndalë për shkak të kontrollit teknik.
“Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2,000 orë operim të pandërprerë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit”, njofton KEK.
Ata kanë njoftuar që ky kontroll pritet të zgjasë dy ditë, dhe tanimë kanë nisur ndërhyrjet dhe verifkimet.
“Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë”.
“Njëkohësisht, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë, tek të cilët janë evidentuar rrjedhje, duke rritur kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të mëtejmë të njësisë”, bën të ditur KEK./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...