Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.
Kryetari Hamza i ka uruar suksese Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve tona, në funksion të zhvillimit të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Kryetari Hamza tutje theksoi se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit./Arbresh.info
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro