Të akuzuarit për sulmin në Banjskë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar Gjykatën Themelore në Prishtinë ku pritet të filloj gjykimi ndaj tyre.
Seanca do të zhvillohet sipas planifikimit, pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues, rast ky i cili është udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti, i cili ka qenë kryetar i trupit gjykues.
Mirëpo, pas avancimit të tij në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, lënda do t’i kalojë një gjyqtari tjetër. Nga Gjykata Themelore ende nuk është bërë e ditur se kujt do t’i ndahet rasti.
Ndërkohë, Gjykata Themelore kishte kërkuar mendim nga Gjykata Supreme lidhur me mundësinë e vazhdimit të gjykimit në mungesë, pas propozimit të prokurorit special Naim Abazi.

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban