Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 15.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”, shkruan Arbresh.info.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...