Policia e Kosovës njofton se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike.
Rasti kishte ndodhur më 09.01.2026, ndërsa si rezultat i veprimeve policore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari E.S., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sendet e vjedhura, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit të ligjshëm. I dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media