Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë në një intervistë për Reuters se është Ukraina – jo Rusia, ajo që po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje, një retorikë që bie ndesh me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdimisht kanë argumentuar se Moska zyrtare ka pak interes për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
Në një intervistë ekskluzive në Zyrën Ovale të mërkurën, Trumpi ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Mirëpo Zelensky, sipas presidentit të SHBA-së, ishte më i rezervuar.
“Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje”, ka thënë Trumpoi për presidentin rus.
“Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje”, ka shtuar ai.
I pyetur pse negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja nuk e kanë zgjidhur ende konfliktin më të madh tokësor të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, Trumpi u përgjigj: “Zelensky.”
Komentet e Trumpit sugjerojnë një zhgënjim të ri me udhëheqësin ukrainas. Të dy presidentët kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit të parë të rikthimit të Trumpit në detyrë.
Ndonjëherë, Trumpi ka qenë më i gatshëm të pranojë garancitë e Putinit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës sesa udhëheqësit e disa aleatëve të SHBA-së, duke frustruar Kievin zyrtar, kryeqytetet evropiane dhe ligjvënësit amerikanë, përfshirë disa republikanë.
Në dhjetor, Reuters raportoi se raportet e inteligjencës amerikane vazhdonin të paralajmëronin se Putini nuk i kishte braktisur qëllimet e tij për të kapur të gjithë Ukrainën dhe për të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman