Ambasada Britanike në Iran është mbyllur përkohësisht dhe tani do të operojë në mënyrë remote, njoftoi një zëdhënës qeveritar. Sipas tij, këshillat për udhëtimet e Departamentit të Jashtëm janë përditësuar për të reflektuar këtë ndryshim konsullor.
Ky vendim vjen pas tërheqjes së personelit ushtarak britanik nga një bazë amerikane në Katar, ndërsa SHBA-ja ka filluar gjithashtu të tërheqë disa punonjës nga baza Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.
Italia dhe Polonia kanë kërkuar sot që qytetarët e tyre të largohen “menjëherë” nga Irani, për shkak të pasigurisë mbi një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane. Iranit ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon në rast të një sulmi. / abcnews.al /
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...