Shtetet e Bashkuara thanë se po pezullojnë trajtimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.
Vendet që SHBA-ja pezulloi shqyrtimin e vizave për migrimin
Sipas Fox News, vendimi prek këto shtete: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizën, Butanin, Bosnjë e Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrean, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grinlandën, Guatemalën, Guinean, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgizinë, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Lucinë, Shën Vincentin dhe Gernadinën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Urugain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Ndërkaq, një zëdhënës i DASH-it tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po i jep fund “abuzimit të sistemit të migrimit” të SHBA-së.
Në mesin e listës të 75 vendevem të publikuara nga Fox News, përfshihet edhe Irani dhe Rusia. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e publikoi këtë artikull në X, megjithatë DASH-i ende nuk e ka publikuar listën e këtyre shteteve.
SHBA-ja që një kohë të gjatë ka refuzuar vizat për personat që duket se mund të kenë nevojë për ndihmë sociale nga Qeveria, por DASH-i ka thënë se tani do të përdorë të njëjtin autoritet për të pezulluar vizat bazuar në nacionalitetin e aplikuesve.
Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe Departamenti për Punë të Brendshme tha muajin e kaluar se administrata amerikane ka dëbuar më shumë se 605.000 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht.
Vendimi i fundit nuk prek vizat turistike, biznesore apo vizat tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë apiluesit e vizave./REL
“Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, Kraki: LDK ka ne...
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht
Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si krye...
Parashikimi i motit për të enjten
Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultate...
Ekstradohen në Kosovë dy persona, njëri nga Çekia e tjetri n...