“Grenlanda u përket njerëzve të saj”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke këmbëngulur se “ata mund të mbështeten te ne”, në mes të interesimit nga SHBA-ja.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e saj për Grenlandën, në një kohë kur interesi i presidentit amerikan Donald Trump për territorin po rritet, duke theksuar se Grenlanda “u përket njerëzve të saj” dhe se ajo është në kontakt me Danimarkën lidhur me këtë çështje.
“Grenlanda u përket njerëzve të saj, kështu që i takon Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Grenlandën. Ky është parimi i parë dhe është shumë i rëndësishëm,” tha ajo.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian është në kontakt me qeverinë daneze “edhe për të dëgjuar se cilat janë nevojat e tyre”. Gjithashtu, theksoi se Grenlanda është pjesë e NATO-s.
“Ekziston një marrëdhënie e fortë dhe tashmë e konsoliduar mes Bashkimit Evropian dhe banorëve të Grenlandës. Për mua është e rëndësishme që grenlandezët ta dinë – dhe këtë ta shohin përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve – se ne respektojmë dëshirat dhe interesat e tyre dhe se ata mund të mbështeten te ne,” tha ajo në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...