Një shtetas serb është arrestuar në fshatin Tersava të Leposaviqit pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë me një veturë me targa të Beogradit.
“Fsh. Tersava, Leposaviq 13.01.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me automjetin me targa të Beogradit ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...