Si pasojë e daljes jashtë funksionit të Bllokut 1 të termocentralit Kosovës B, disa lagje në kryeqytet po përballen me mungesë të cilësisë së duhur të furnizimit me ngrohje .
Zëdhënësja e Ndërmarrjes “ Termokos”, Aferdita Uka, i tha Radio Kosovës së furnizimi i duhur me ngrohje pritet të kthehet ditën e nesërme.
“Ne jemi të varur nga mundësitë e KEK-ut për tu furnizuar me energji termike. Për pasojë gjatë ditës se djeshme ka renë nga sistemi Blloku 1 i cili nuk është në funksion të operimit dhe si rrjedhoje ne jemi duke marrë energji termike me kapacitete të limituara që është 50 për qind me pak. Kjo ka ndikuar në përkeqësimin e furnizimit me ngrohje për qytetarët sidomos të pikat me të larta të rrjetit të ngrohjes, siç është lagia: Mati 1 dhe Bregu i Diellit, ku është vërejtur një përkeqësim i dukshëm i ngrohjes. Paralajmërimet nga KEK-u i kemi që brenda 48 orëve do të rikthehet ne funksion blloku B1, dhe të vazhdojmë furnizimin e rregullt me ngrohje për qytetarët.”, tha Uka.
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...